E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e Guardiolës, në finalen e 12-të

Për vetëm tri vite e gjysmë në drejtim të ekipit, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka arritur të dërgojë skuadrën në 12 finale. Gjiganti katalan të mërkurën mbrëma siguroi finalen e Copa del Rey, ku do të ndeshet me Athletic Bilbaon. Kjo përballje do të jetë finalja e katërt për skuadrën nga Nou Camp gjatë sezonit 2011/12.

Për vetëm tri vite e gjysmë qëndrimi në bankinën e Barcelonës, Pep Guardiola, ka udhëhequr ekipin e tij drejt 12 finaleve. Finalja e sivjetme e Copa del Rey do të jetë finalja e katërt e këtij edicioni për gjigantin katalan.

Skuadra nga Nou Camp më herët gjatë 2011/12 është paraqitur edhe në finale të Superkupës së Spanjës e Evropës dhe Kampionatit botëror të klubeve. Duke llogaritur përballjen e mbrëmshme me Valencian në gjysmëfinale të Copa del Rey, ekipi i Pep Guardiolës ka fituar 24 nga 26 ndeshjet me karakter eliminimi.

Barcelona siguroi biletën për finalen e saj të 12-të nën drejtimin e Guardiolas, pasi mposhti Valencian në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Copa del Rey. Njësoj si më 2009, Athletic Bilbao është finalisti tjetër. Ajo ishte e para prej 11 finaleve, të cilat ka zhvilluar Barcelona deri më tani nën drejtimin e Guardiolas.

Bilanci i strategut nuk është i keq, 10 fitore dhe vetëm një humbje në sezonin e kaluar nga Real Madridi. Kjo e sivjetmja do të jetë finalja e tretë e Guardiolas në Copa del Rey në katër vitet e fundit. Pikërisht kjo garë del të jetë ajo në finalen e së cilës Barcelona e Guardiolas është paraqitur më së tepërmi së bashku me Superkupën e Spanjës.

Barcelona me Guardiolën ka luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, dy Superkupa të Evropës dhe dy finale të Kampionatit botëror të klubeve. Për të arritur deri te këto 12 finale, Barcelona u desh t’i eliminojë kundërshtarët. Nga gjithsejtë 26 ndeshje me karakter eliminimi, ajo ka fituar 24.

Vetëm Sevilla dhe Inter kanë qenë skuadrat që kanë mposhtur Barcelonën në duele të ndërsjella. Sevilla e mposhti në sezonin 2009/10 në Copa del Rey, kur Barcelona u eliminua në rrethin e dytë. Kurse në po të njëjtin vit, Interi e eliminoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

12 finalet e Guardiolës:

2008/09

Copa del Rey

Athletic Bilbao – Barcelona (1-4)

Liga e Kampionëve

Barcelona – Manchester Utd. (2-0)

2009/10

Superkupa e Spanjës

Athletic Bilbao - Barcelona (1-2)

Barcelona - Athletic Bilbao (3-0)

Superkupa e Evropës

Barcelona – Shakhtar (1-0)

Kampionati botëror i klubeve

Barcelona – Estudiantes (2-1)

2010/11

Superkupa e Spanjës

Sevilla – Barcelona (3-1)

Barcelona– Seville (4-0)

Copa del Rey

Barcelona – Real Madrid (0-1)

Liga e Kampionëve

Barcelona – Manchester Utd. (3-1)

2011/12

Superkupa e Spanjës

Real Madrid – Barcelona (2-2)

Barcelona – Real Madrid (3-2)

Superkupa e Evropës

Barcelona – Porto (3-0)

Kampionati botëror i klubeve

Santos – Barcelona (0-4)

Copa del Rey

Barcelona-Bilbao

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›