Babë e bir në finalen e Botërorit, Thuram në histori

Lilian dhe Marcus Thuram rishkruajnë historinë e futbollit. Për herë të parë, një dyshe babë-bir shkon në një finale të Kupës së Botës. Pas fitores në gjysmëfinale ndaj Marokut dhe kualifikimit në turin e fundit të Katarit 2022, Marcus do të barazohet me babain e tij Lilian, i cili këtë rezultat e ka arritur dy herë me Francën (1998 dhe 2006).
Mbappe, mesazh Hakimit: Keni bërë historinë – “Mos u trishto vëlla, të gjithë janë krenarë për atë që ke bërë, ke bërë histori”. Kylian Mbappé i shkroi në Twitter Achraf Hakimit, pasi Franca mposhti 2-0 Marokun në gjysmëfinalen e Botërorit në Katar. Dy lojtarët janë shokë skuadre tek Paris Saint-Germain.