Francë-Marok, përplasje mes tifozëve, vdes një 14-vjeçar në Montpellier

Një djalë 14 vjeç ka vdekur natën e mbrëmshme në Montpellier, i goditur nga një makinë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës në Katar, pasi mundi Marokun. Personi në timonin e mjetit është larguar, ndërsa “makina është gjetur pranë vendit të aksidentit dhe është sekuestruar”, sqarojnë autoritetet franceze në një deklaratë, duke saktësuar se “hetimet po vijojnë me shpejtësi”.
Viktima e aksidentit, i cili u dërgua në spital, ka ndërruar jetë pak pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas deputetes Nathalie Oziol siç tregohet në Tëitter, “ngjarjet kanë ndodhur në lagjen e njohur La Paillade, ndërsa viktima ishte 14 vjeç. Kjo ngjarje sportive – shtoi ajo – po përfundon në një tragjedi absolute”.