E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babi i Almës, mbështet vajzën në FB

Facebook është bërë tashmë rrjeti më social në botë. Duke ditur rëndësinë e tij, familjarët dhe të afërmit e banorëve të Big Brother 4, po e përdorin shumë mirë atë. Kështu, gjithë banorët kanë faqet përkatëse në FB, ndërsa nuk mungojnë dhe ato ku kundërshtarët tallin apo fyejnë njërin apo tjetrin banor. Gjithsesi, ajo që na ka bërë përshtypje së fundmi është babai i Almës, i cili jo vetëm që e përdor fb dhe ka një faqe personale, por edhe i ka bërë një dedikim vajzës së saj. Elez Alikaj: “Linde në Dhjetor, e ishe fëmija i parë, s‘isha në shtëpi kur lajmin mua ma dhanë, u gëzova shumë kur më thanë është vajzë. Dhe kur për herë të parë të pashë, më ngjave si një gonxhe lule e sapo dalë, dhe emrin Alma para se të lindje ta kisha taks. E sot me vete flas, kjo është Alma im,e që gjithnjë kam dashtë. Urime zemër, jam shumë krenar për ty”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›