E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhimi:Aventura ime mbaroi shpejt, banorët të shtirur

Ju erdhi keq që e latë shtëpinë dhe e prisnit qe te dilnit këtë javë?

Më erdhi keq se kisha ende gjëra në planet e mia, të cilat prisnin momentin e duhur për t’u shpërfaqur, megjithatë kur dola jashtë kuptova se sa shumë gjëra më kishin munguar. Vlera e tyre ishte gjëja e parë që më suprizoi.

Me kë nga banorët krijuat më shumë miqësi dhe kë prej tyre do të donit të shihnit si fitues?

Në përgjithësi, marrëdhëniet që krijova ishin të sakta në atë që banorët më përcillnin. Më shumë miqësi dhe afrimitet pata me Gysin dhe Almën. Biseda me ta ishte plot të reja dhe dinamikë. Asnjëherë nuk flisnim për të njëjtën gjë dy herë. Komunikimi për mua është i rëndësishëm dhe tek ata e gjeta... Por mendoj se Ermela është një lojtare e fortë dhe meriton të fitojë.

Cilët nga banorët ju bezdisnin dhe me kë mendoni se nuk do të flisni më, edhe kur të mbaroi reality show?

E gjitha aty brenda është një lojë dhe si e tillë nuk mund të jesh i prerë në marrëdhëniet që ndërton. Me Ogrenin, nuk kam qenë ndonjëherë mik aty, për shkak të ekstremeve se si i mendonim gjërat dhe nuk më pëlqente impostimi i tij, por kjo nuk do të thotë se nuk do t’i flas. Loja është lojë, kurse jeta është tjetër gjë. E sigurt është se njerëz si Ogreni, nuk janë kurrë përreth meje.

Për Nedën patët simpati në fillim. Nëse ajo nuk do të ishte lidhur me Ogrenin, ju do të kishit krijuar një marrëdhënie me të?

Jo. U desh shumë pak për të parë se si funksionon Neda si njeri. Libra shumë, eksperiencë pak. Më lodhin fjalët sepse jam i drejtpërdrejtë me gjërat që dua. E vlerësova Nedën për pjekurinë që më prezantoi prej saj, por kuptova se ishte thjesht pjekuria e shkruar, e zeza mbi të bardhë, por pashë se ishte pjekuria e ”Sartrit” që nuk e linte Nedën të identifikohej.

Me Almën sajuat një të tillë ndërkaq, por nëse ajo do të ishte e lirë, do të guxonit ta kalonit cakun e miqësisë?

Absolutisht jo. Almën e respektoj për atë që është dhe për atë që jep në shoqëri. E respektoj shumë jetën e saj. Nuk i ngatërroj kurrë dhe nuk i bëj kurrë pis gjërat e bukura që më ndodhin.

Çfarë gjëje nuk duronit në shtëpi, qoftë edhe nga sjelljet e banorëve?

Shtirjet që bëheshin për të qenë në qendër të vëmendjes, ndryshe nga ç'ishin në të vërtetë.

Çfarë fituat ju nga Big Brother dhe me se do të merreni tani?

Fitova një aventurë, që më shërbeu të njoh limitet e mia. Të qesh edhe kur gjërat më vijnë në majë të hundës. Do merrem me sistemimin e planeve të mia, që për momentin po ndaj prioritet e gjithë secilës. Do t’i dëgjoni sapo gjërat të shkojnë në rrugën e duhur dhe unë do jem më i qetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›