Qenit Norman i pëlqen ta ngasë trotinetin
Norman është anëtar i familjes Cobb nga qyteti Canton në SHBA, ndërsa me vetëm 20 muaj ai ka një koleksion prej katër shpërblimeve në garat për dëgjimin e urdhrave, shkruan “Daily Mail”.
Por sado që të jetë i dëgjueshëm, ai ka një hobi të cilit s’mund t’i rezistojë - vozitja e trotinetit. “Që i vogël i pëlqente të luante me trotinetin, kështu që na ra në mend ta vozisnim. Pas kësaj e kemi mësuar ta ngasë vetë trotinetin dhe prej asaj kohe ai shfrytëzon çdo rast për ta bërë një gjë të tillë”, tha pronarja Karen Cobb.
Përveç se është bërë yll në internet dhe ka një listë të gjatë të Friends-ave në Facebook, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e televizioneve, kështu muajin e kaluar ai ishte mysafir në emisionin “Stupid Pet Tricks on The Late Show” te David Letterman.