Basha: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti brenda dy javësh fondet
Shtëpitë më të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Dibrës do t’i shpërndahen fondet për rindërtimin e tyre brenda 2 javësh. Lajmi i mirë i është komunikuar banorëve nga vetë ministri i Brendshëm, Luzim Basha i cili pa nga afër gjendjen në zonat e goditura. Të parët që do të përfitojnë do të jenë familjet ndërtesat e të cilave janë vlersuara si të pabanueshme kryesisht në komunat Supenzë dhe Gjoricë.
Lulzim Basha “Ministria Financave ka në dorë vlerësimin për 333 objekte dhe po bën shqyrtimin përfundimtar dhe më pas do të lëvrojë fondet.”
Tërmeti nuk ka ndikuar në nisjen e proçesit mësimor në komunat e dëmtuara. Emergjenca Civile ka ndihmuar deri më tani me 354 çadra, 460 batanije dhe 7 tonë gjysmë ushqime.