Kosova Shqiperia po pushtohet nga prodhimet serbe

Kreu i Ekonomise dhe Financave te Kosoves I befasuar nga ky vendim i qeverise shqiptare per rritjen e cmimit te references per pataten. Ky vendim shkon ne favor te prodhimeve serbe
KUKS - Prodhimet Made in Serbia pushtojne tregjet e Shqiperise me ndihmen e Greqise. Ky eshte konkluzioni i qeveritareve te Kosoves por edhe i biznesmeneve te ketij vendi.
Patatja e Serbise po perfundon ne Shqiperi permes Greqise duke falsifikuar origjinen e mallit dhe kjo arrihet me ndihmen e zyrtareve greke nderkohe qe Serbia vazhdon te bllokoje prodhimet e Kosoves duke shkelur edhe marreveshjet e CEFTA-s ka deklaruar ministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves Ahmet Shala ne nje aktivitet te organizuar ne Vushtri ne nje kompani te prodhimit te patates.
Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare ka rritur ne 50 referencat per pataten e importit. Kjo rritje e ben pataten e Kosoves jo konkurruese ne tregun e Shqiperise. Kosova eshte nje fuqi rajonale ne prodhimin e patates ku prodhuesit perballojne nje treg prej 6 milione banoresh. Jam i befasuar nga ky vendim i qeverise shqiptare per rritjen e cmimit te references per pataten.
Ky vendim shkon ne favor te prodhimeve serbe. Serbia po dergon patate ne Shqiperi permes Greqise duke falsifikuar dokumentet e origjines. Per kete problem kam njoftuar homologun Bode madje dhe kryeministrin Sali Berisha- deklaron ne vijim kreu i Financave te Kosoves Ahmet Shala. Numri nje i ministrise se Financave deklaron se edhe prodhime te tjera serbe me ndihmen e Greqise po perfundojne ne tregjet shqiptare.
Te njejtin shqetesim ka shprehur edhe Bedri Kosumi pronar i kompanise se prodhimit dhe grumbullimit te patates me e madhja ne rajon. Kemi shume barriera ne eksportin e patates. Serbia vazhdon te bojkotoje prodhimet e Kosoves si dhe kalimin tranzit te tyre per ne shtetet e tjera duke shkelur marreveshjen e CEFTA-s. Nderkohe qe Serbia po eksporton patate ne Shqiperi permes Greqise.
Me keqardhje po e shpreh se Shqiperia po pengon here pas here eksportin e patates se Kosoves me disa masa administrative duke rritur referencat. Kosova ka nevoje per pataten e hershme te Shqiperise dhe Shqiperia per pataten e vonshme te Kosoves.
Me hapjen e rruges Durres-Kukes-Morine kjo tregti duhej te zgjerohej por ne fakt eshte penguar nga masat administrative te zyrtareve shqiptare- thote biznesmeni Bedri Kasumi. Ai thote se kompania e tij garanton nje treg prej 6 milione banoresh.
Kjo kompani grumbullon te gjithe pataten e prodhuar ne fushat e Kosoves Lindore por edhe te Kosoves ne pergjithesi ne nje siperfaqe prej 10 mije hektaresh. Zyrtare te doganes se Morinit ne Kukes bejne te ditur se referenca per artikullin patate eshte 24 cent nga 18 cent qe ka qene me pare duke pesuar nje rritje prej 50.
Nderkohe cmimi i references eshte sa dyfishi i cmimit te shitjes me shumice te patates ne Kosove. mimi i shitjes me shumice te patates ne Kosove eshte nga 12-14 cent per kilogram nderkohe qe referenca eshte sa dyfishi i saj shprehet nje biznesmen nga Kukesi qe merret me tregtine e patates se Kosoves qe deshiron te mbetet anonim.
Zyrtare te doganes se Morinit ne Kukes bejne te ditur se te ardhurat doganore per vitin 2009 jane rreth 4 milione euro. Peshen kryesore ne te ardhurat doganore ne Morin e ka TVSH-ja per patatet si dhe importi i makinerive nga firmat qe kane punuar ne rrugen Durres-Kukes shprehet drejtori i doganes se Morinit Ali Tota.
Por rritja e cmimit te references e ben pataten e importuar ne Kosove jokonkurruese ne tregun e Shqiperise. Per pasoje kompanite e prodhimit dhe perpunimit te patates nuk mund te investojne edhe me shume per te mbjellat e ardhshme dhe deshton nje vit i tere i prodhimit bujqesor te nje produkti.
Nderkohe deklarimet e politikaneve te te dy vendeve per bashkepunim ekonomik mbeten retorike dhe per konsum medial. Pas vizites ne Panairin e Agrobiznesit qe u mbajt ne Tirane kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim me perfaqesues te agrobiznesit prodhues si dhe perfaqesues te fermereve shqiptare dhe atyre te Kosoves.
Duke mbetur tek doganat kryeministri u shpreh se do te shkohet drejt nje sistemi pa dogana me Kosoven dhe me gjere. Ju them ju se ne doganen e Morines kur kemi bere llogarine para nje viti ajo qe ne merrnim ishte qesharake. Gradualisht kjo te realizohet dhe ne Kosove dhe ne do te kemi nje sistem pa dogana me Kosoven dhe me gjere.
Ne kemi zero dogana me BE-ne pra nuk kemi asnje lloj tarife ne duhet te ecim me Kosoven ne kete linje por dhe me vende te tjera- tha Kryeministri. Por realiteti eshte krejt ndryshe. Rritja e cmimit te references per pataten ndodh per here te dyte brenda nje periudhe njevjecare. Nje gje e tille coi ne rritjen e cmimit te patates ne tregun e Shqiperise.