E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bacinovic nuk largohet nga Palermo

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 17:30

Mesfushori i Palermos, Armin Bacinovic ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth interesimit nga disa prej klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij.

“Këtu jam duke jetuar në ëndërr dhe dua të mbetem, sidomos nëse kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Dua të mbetem këtu edhe për shumë vite të tjera”, tha Bacinovic për calciomercato.com. Bacinovic iu bashkua Palermos nga Maribori në verën e vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›