E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malta, ishulli i të trashëve

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 18:30

Ishulli i vogël i Maltës është në alarm për kilogramët e tepërt. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” zbuloi se populli më i dhjamosur në Bashkimin Evropian është ai maltez.

Për sa i përket meshkujve, banorët e ishullit duhet të ndajnë vendin e parë me irlandezët, që kanë arritur të sfidojnë ushqimin e mbushur me kalori të Maltës, duke u “dendur” me birra e çipsa.

Për të ngushëlluar maltezët, duhet të shkosh përtej Evropës. Në fakt, gratë dhe meshkujt amerikanë janë të pa-sfidueshëm, ndërsa popullsia e dhjamosur amerikane ka bërë që spitalet të pajisen edhe me ambulanca për njerëzit me mbipeshë, të paaftë për të hyrë në ambulancat normale.

Statistikat u bazuan në indeksin e masës trupore.

Brenda Bashkimit Evropian, gjendja duket shumë e keqe edhe në Angli, ndërsa Italia dhe Zvicra janë vendet me popullsinë më të dobët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›