E Diel, 1 Nëntor 2026

Badibildingu shqiptar ne boteShqipëria ka marrë pjesë 5-herë në Kampionatet Botërore, 5-herë në Kampionatet Europiane, 4-herë në ato Mesdhetare, 8-herë në Kampionatet Ballkanike si dhe nga një herë në Kampionatin Botëror e Kampionatin Europian për të

Rrjetet sociale:

Badibildingu shqiptar, pavarësisht se është një sport i ri në kohë në krahasim me ato të vendeve të tjera, konkurron me dinjitet dhe në arenën ndërkombëtare. “Është e natyrshme që në krahasim me botën ne kemi diferencë, nuk jemi në nivele aq të larta, - thotë Rando Kukeli, - por e rëndësishme është që kjo distancë po reduktohet, po e ngushtojmë atë. Nuk është e kollajtë që të përballesh me sportistë që vijnë nga shtete me përvojë mbi 50-vjeçare ku badibildingu është shndërruar në një kulturë”. Badibildingu në Shqipëri ka filluar në vitin 1993, por qysh atëherë ka njohur edhe momente shkëputjeje në realizimin e aktiviteteve sportive. “Gjithsesi, ka ndikuar edhe shkëputjet e këtij sporti në Shqipëri. U shkëputëm në vitin 1997 dhe rifilluam në vitin 2003”, - thekson Kukeli, i cili së bashku edhe me sportistët Ilir Lalica, Rudin Tugu dhe Sokol Mati, ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e parë ndërkombëtar ku Shqipëria ka marrë pjesë, në Kampionatin Ballkanik, në maj të vitit 1996, në Bitola të Maqedonisë. Fill pas këtij kampionati në nivel ballkanik, Shqipëria u bë dhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Badibilingut (qershor 1996), gjatë Kampionatit Europian, ku vendi ynë u prezantua në skenë me Rando Kukelin. Shqipëria ka marrë pjesë 5-herë në Kampionatet Botërore, 5-herë në Kampionatet Europiane, 4-herë në ato Mesdhetare, 8-herë në Kampionatet Ballkanike si dhe nga një herë në Kampionatin Botëror e Kampionatin Europian për të rinj.

Kampionate Ballkanike
Pjesëmarrje: 8 herë (Maqedoni (2), Rumani (2), Turqi, Serbi, Greqi, Mali i Zi)
Sportistë: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Rudin Tugu, Sokol Mati (vendi i tretë në Stamboll, 2001, Orion Minga, Renard Bracellari, Sokol Mati, Kujtim Pershpali, Nikollaq Muço (vendi i tretë në Athinë, 2005), Marin Meksi, Abdul Fauaz dhe Halim Hysa.

Kampionate Europiane
Pjesëmarrje: 5 herë (Rumani, Spanjë, Zvicër, Rusi, Hungari)
Sportistë: Rando Kukeli, Renard Bracellari, Kujtim Pershpalaj, Nikollaq Muço.

Kampionate Mesdhetare
Pjesëmarrje: 4 herë (Itali, Egjipt, Qipro, Itali)
Sportistë: Dorian Kalo, Rudin Tugu, Rando Kukeli (vendi i 4-të Nikosia të Qipros, 2000), Orion Minga, Renard Bracellari, Kujtim Pershpali.

Kampionate Botërore
Pjesëmarrje: 6 herë (Jordani, Çeki, Turqi, Sllovaki, Egjipit, Rusi)
Sportistë: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Sokol Mati, Ilir Hushi, Hasan Ranxha, Urim  Muja

Kampionati Europian për të rinj
Pjesëmarrje: 1 herë (Rusi)
Sportist :  Marin  Meksi

Kampionati Botëror për të Rinj
Pjesëmarrje: 1 herë (Poloni)
Sportistë : Dorian Kalo, Rudin Tugu

Pjesmarja ne aktivitetet nderkombetare.

Kampionatin Ballkanik, maj 1996, Bilota / Maqedoni.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli,  Ilir Lalica,  Rudin Tugu,  Sokol Mati.
     
Kampionati Europian, 1-5 Qërshor 1996, Kostanca / Rumani.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli

Kampionati Botëror, nëntor 1996, Aman / Jordania.
Delegat: Flamur Topi.
Sportist: Rando Kukeli, Ilir Lalica.

Kampionati Mesdhetar, Prill 1997, Salerno / Itali.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu.

Kampionati Boteror për te Rinj, Shtator 1997, Varshave / Poloni.
Delegat : Bedri Cahani
Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu

Kampionati Botëror, Nëntor 1997,  Pragë / Ceki.
Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani
Sportist: Rando Kukeli, Sokol Mati, Ilir Hushi.

Kampionati Mesdhetar, prill 1988, Ismailia / Egjypt.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando kukeli, Orion Minga
      
Kampionati  Ballkanik, Maj 1998, Buzao / Rumani.
Delegat : Arben Gugushka
Sportist : Rando Kukeli, Orion Minga

Kampionati Botëror, Nëntor 1998, Izmir / Turqi.
Delegat : Flamur Topi,  Mirjan  Hakani.
Sportist : Rando Kukeli,  Hasan Ranxha,  Sokol Mati

Kampionati Europian, Maj 1999, Madrit / Spanjë.
Delegat: Flamur Topi
Sportist: Rando  Kukeli

Kampionati Botëror, Nëntor 1999, Bratislavë / Sllovaki.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Urim  Muja

Kampionati Mesdhetar, Prill 2000, Nicosia / Qipro.
Delegat : Flamur Topi
Sportist: Rando Kukeli (  vendin i 4 ne karegorine + 90 kg )

Kampionati Europian,  Nëntor 2000,  Losanë / Zvicër.
Delegat : Flamur  Topi
Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Ballkanik, Prill 2001, Stamboll / Turqi.
Delegat : Flamur  Topi
Sportist : Sokol  Mati ( vendin e Trete  ne  katergorine 80 kg )

Kamionati Ballkanik, Prill 2002, Bistrica / Rumani.
Delegat: Flamur Topi
Sportist: Sokol  Mati

Kampionati Botëror, Nëntor 2002, Kairo / Egjypt.
Delegat : Flamur  Topi
Sportist : Rando  Kukeli

Kampionati Europian, Maj 2003, St.Peterburg / Rusi.
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Europian, Maj 2004. Budapest / Hungari.
Delegat : Fidel  Ylli,  Rando Kukeli.
Sportiste : Renard Bracellari, Kujtim Pershpalaj, Nikollaq Muco.

Kampionati Botëror, Nentor 2004, Moskë / Rusi.
Delegat : Edmond Kukeli
Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Ballkanik, Prill 2005, Athine / Greqi.
Delegat : Fidel Ylli, Rando Kukeli
Sportist : Renard Bracellari, Sokol Mati, Kujtim Pershpali,
               Nikollaq Muco ( vendin e dyte per Veterane )

Kampionati Mesthetar, Tetor 2005, Katania, Itali.   
Delegat : Flamur Topi
Sportist : Rando Kukeli, Renard Bracellari, Kujtim Pershpali.

Kampionati Ballkanik, Prill 2006,  Serbi.
Sportist : Nikollaq Muco 

Kampionati Ballkanik, Prill 2007, Shkup / Maqedoni.   
Delegat : Rando Kukeli
Sportist : Nikollaq Muco,  Sokol Mati,  Kujtim Pershpali,  Marin Meksi.

Kampionati Europian te Rinj, Qërshor 2007, Tjumen /Rusi.
Delegat :  Rando Kukeli
Sportist :  Marin  Meksi

Kampionati Ballkanik, Prill 2008, Bari / Mali i Zi
Delegat : Rando Kukeli
Sportist : Abdul Fauaz, Halim Hysa, Kujtim Pershpali 

  

Numri i klikimeve - 3158
  E Hene, 09 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›