E Shtunë, 31 Tetor 2026

Badoer, gati për sfidën

Pas tërheqjes së Mikael Shumakerit, Luka Badoer do të ulet në timonin e “Kokëkuqes”. Piloti italian është i vetëdijshëm për vështirësitë: “Sidomos dy ditët e para do të jenë shumë të vështira, por unë jam i gatshëm ta përballoj këtë sfidë”.  

Dje dhe sot piloti i ri ka kryer rreth 100 kilometra çdo ditë, nën drejtimin e një Ferrari F60 në Fiorano.  “Jam tepër i motivuar për të përfituar nga kjo mundësi, edhe pse e di se do të jetë një sfidë e fortë, sidomos në ditët e para në Valencia,”- thotë Badoer, duke patur parasysh provat e lira dhe ato kualifikuese para garës.  

Ndërkohë, ish-ferraristi Mikael Shumaker do të jetë në Valencia për të bërë tifo për Ferrarin dhe sidomos për të mbështetur Badoer. “Mikael do të shkojë në Valencia për të mbështetur skuadrën dhe veçanërisht Lukën,”- bëri të ditur për agjensinë gjermane të lajmeve “Sid”, Sabine Kem, zëdhënësja e shtatë herë kampionit të botës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›