E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi fiton 3-1 ndaj Sandërlendit të Lorik Canës

Fitore me përmbysje për Çelsin e Karlo Ançelotit. Pas tripikëshit të marrë kundër Hull Sitit në minutat e fundit javën që shkoi, skuadra e ish-teknikut të Milanit ka mundur 1-3 ekipin e Sandërlendit në ndeshjen hapëse të javës së dytë të Premier Ligës.

Golat për blutë u shënuan nga Balak në minutën ‘52, Lampard me penallti në të 61-tën dhe Deko në minutën e 70-të, duke e bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Darren Bent në minutën e 18-të të pjesës së parë.  Kështu, skuadra londineze arrin të marrë pikët e plota në dy javët e para të kampionatit anglez.

Ndërkohë, po dje u luajt edhe takimi tjetër për javën e dytë të Premier Ligës, ku Wigani u mund në shtëpi 0-1 nga ekipi i sapo ngjitur në elitën e futbollit anglez, Wolverhampton.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›