E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona interesohet për Riera

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, ka kërkuar nga Liverpooli të caktojë çmimin e anësorit Albert Riera.
Siç shkruan sportivja spanjolle "Sport", drejtori sportiv i Barçës, Txiki Begiristain, i është drejtuar Liverpoolit ditëve të fundit për të pyetur për çmimin e mesfushorit spanjoll.Që nga zhvendosja e tij në Anfield, Riera ka qenë vazhdimisht pjesë e kombëtares së Spanjës nën urdhrat e Vicente del Bosque dhe mediat shkruajnë se menaxheri Rafa Benitez do të mendonte të shesë atë, nëse ndonjë ofertë e majme arrin në tavolinën e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›