E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli karikon Fiorentinën

Fiorentina do të kërkojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions Ligës për këtë sezon, por fillimisht duhet të kalojë pengesën e fundit, Sportingun e Lisbonës.

Ndërkohë, skuadra ndodhet në Portugali dhe prej aty, trajneri Çezare Prandeli shprehet: “Sportingu nuk është inferior në krahasim me ne. Përkundrazi, ata kanë më tepër përvojë në ndeshjet ndërkombëtare, prandaj duhet t’i respektojmë në maksimum.  Kanë një zotërim të mirë të topit dhe janë të rrezikshëm me vertikalizimet. Sportingu është një skuadër e organizuar.” 

Megjithatë, Prandeli ka besim në kalimin e turit nga skuadra e tij. “Nuk kemi frikë, kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë takim dhe mendoj se jemi në një gjendje të mirë,”- përfundoi tekniku vjollcë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›