E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdad, 38 te vdekur ne sulme te dhunshme

Luftime te ashpra jane zhvilluar dje mes ushtareve amerikane dhe irakiane si dhe miliceve shiite, ne Irak, duke sjelle vdekjen e te pakten 38 personave. Raportohet se 22 kryengrites u vrane nga nje kundersulm i ushtareve mbi nje pike kontrolli irakian ne verilindje te kryeqytetit Bagdad. Ne lagjen e Bagdadit, Sadr City, jane vrare dhe 16 persona, nga sulmet e trupave aleate me arme te lehta dhe granata. Sadr City eshte nje zone qe mbahet si pike qendrese per milicet e udheheqesit radikal shit, Moktada al Sadr. Nga pala amerikane dhe irakiane nuk ka te dhena per te humbur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›