E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Europës...: “Po...! Delegacioni shqiptar përfaqëson vlerat e Europës”

Personalisht jam zhgënjyer dje, kur mësova se Këshilli i Europës “shkriu” kredencialet e përfaqësimit të delegacionit shqiptar në mbledhjen e parë të sesionit dimëror të Asamblesë së tij Parlamentare. Zhgënjimi im qëndronte në atë, se kisha vënë bast me veten, se Këshilli i Europës do ta merrte këtë vendim ditën e enjte, pra nesër (jo dje). Thyerja e këtyre parashikimeve të mia, më pak se 24 orë pas “ngrirjes”, pavarësisht zhgënjimit që pësova, më ngushëlloi, kur pashë gjatë gjithë ditës së djeshme, se në sa pozitë të vështirë ishte futur opozita. Kur them opozita, nuk kam parasysh, Arta Daden, Ditmir Bushatin apo, Saimir Tahirin. Po kështu nuk kam parasysh as megafonat e opozitës Mero Baze apo Aleksandër Biberaj. Por kam parasysh gjithë sojin e sorollopin e tyre, që çfarë nuk bënë ditën e hënë, për të na mbushur mendjen për të zezën që priste Shqipërinë dhe imazhin e saj, pas “ngrirjes” së kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. çfarë nuk bënë për të na bindur se “delegacioni shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Europës”.Po cili ishte rezultati...?Hiç...! Asgjë...! Një flluskë sapuni...!Shumë zhurmë për asgjë...!Dhe më shumë se kaq, ajo çfarë do të mbahet mend deri të paktën, fiks janarin e vitit të ardhshëm, kur pritet, ripërsëritja e skenarit për të tretën herë, do të vazhdohet të mbahet mend, masturbimi i opozitës, për gjatë gjithë ditës së hënë. Dhe pas, kësaj kënaqësie momentale të vetëmasturbimit, nuk pritej asgjë tjetër apo ndryshe dje, nga opozita, veç daljes së Mimit.Mimi, Mimi pra, ajo që fiks një vit më parë shihte ëndrra “me njolla”, pse Aleksandër Biberaj, u zëvendësua në të ënjtin delegacion me Ilir Rusmalin, dje, bënte budallaqen, apo sikur s’kishte ndodhur asgjë, apo, apo mëkeq akoma, sikur s’kuptonte asgjë, pse, në të njëjtin delegacion, nuk është zëvendësuar Kastriot Islami, që Mimi Kodheli të besonte se zëvendësimi i tij i mundshëm (në një rast të ngjashëm me atë të Aleksandër Biberajt), do të ishte “një njollë” tjetër më shumë për Shqipërinë.Dhe sikurse pritej, Mimi Kodhelit, në pamundësi për të përgënjeshtruar “shkrirjen e ngrirjes” së kredencialeve të delegacionit shqiptar, nuk i ngelej shumë për të bërë dje, veçse të konfirmonte autorësinë e PS-së, në gjithë këtë zhurmnajë të supozuar në Këshillin e Europës, ku e vetmja e vërtetë ishte kërkesa dhe dëshira e Edi Ramës, e shprehur përmes letrës së nënshkruar nga Arta Dade, për “ngrirjen” pa kufi të këtyre kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.Pas shuplakës që Këshilli i Europës i dha dje politikës opozitare në Shqipëri, kur me “shkrirjen” e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë e tij Parlamentare, konfirmoi se, “delegacioni shqiptar përfaqëson vlerat e Europës”, heshtën dje edhe Aleksandër Biberajt dhe Mero Bazet. Në fakt, një prej Mero Bazeve doli dje, por thjesht doli, foli shumë dhe s’tha asgjë... sepse s’ka ç’të thotë. Ai edhe kur rrihet nuk përbën më lajm tashmë. Megjithatë dje doli, sepse kishte minutazhin dhe radhën për të dalë dhe foli për gjëra të botuara të shtunën në një revistë dhe që ai, po të kishte gazetën e tij, do t’i ribotonte të dielën...Por, ai nuk foli dje asnjë fjalë për “shkrirjen e ngrirjes” së kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës...Kishte folur shumë (budallallëqe) të hënën..., bashkë edhe me Aleksandër Biberajn......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›