Evropa miraton kredencialet e parlamentit, zhvlerwsohet tentativa e turpit sociailst

Delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare është konfirmuar dje me të drejta të plota, duke rrëzuar pretendimet e Edvinit dhe të socialistëve me korrespondencë, për ta vendosur Shqipërinë në karantinë, pasi ajo s’paska respektuar si duhet bojkotuesit e institucioneveSfumohet zhurma opozitare e një dite më parë. Ende pa kaluar 24 orë nga dëshira frenetike e opozitës, për “ngrirjen” e kredencialeve të delegacionit shqiptar ë Asmablenë e Këshillit të Europës, dje, Komiteti i Rregullores së këtij institucioni bëri të vlefshme kredencialet e Shqipërisë në këtë organizëm. Lajla Përnaska, deputete e Partisë Demokratike, njëherazi dhe anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës sqaroi dje, se mbështetja e kredencialeve për vendin tonë u bë në unanimitet të plotë, madje dhe nga vetë kreu i grupit socialist në këtë asamble Andreas Gross i cili një ditë më parë ngriti shqetësimin mbi përbërjen e delegacionit shqiptar.Për anëtaren tjetër të delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian Mesila Doda përpjekja e opozitës dhe lidershipit të saj Rama, për të nxjerrë jashtë institucioneve ndërkombëtare Shqipërinë rezultoi një përpjekje e dështuar. Votimi në unanimitet i anëtarëve të Komitetit të Rregullores së Këshillit të Europës erdhi pas njoftimit për ngrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar me argumentin se përfaqësimi i tij nuk përputhej me vlerat europiane. Por duket se dy ditë përpara publikimit të raportit të këtij institucioni për vendin tonë, Këshilli i Europës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të lartpërmendur duke i njohur delegacionit shqiptar sërish të drejtën e votës.Kjo është hera e dytë që delegacioni shqiptar në asamblenë e Këshillit të Europës u bë objekt i verifikimeve mbi përbërjen e tij dhe përputhshmërinë me rregullat e këtij institucioni. Një vit më parë verifikimi i kredencialeve u bë për shkak të zëvendësimit të papritur në përbërjen e delegacionit të kryetarit Aleksandër Biberaj, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Asamblesë së Strasburgut.Këtë herë, shkak duket se ishte mospërfaqësimi i duhur i opozitës shqiptare, të paktën ky është pretendimi i kryetarit të grupit të deputetëve socialist në asamblenë e Këshillit të Europës i cili ka kërkuar verifikimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar. Kërkesa e tij duket se është nxitur nga kritikat e bëra nga socialistët shqiptar ndaj listës së paraqitur në Strasburg nga kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli, listë e cila përbëhet nga Ilir Rusmali, kryetar dhe Lajla Përnaska nga e djathta dhe Shpëtim Idrizi i partisë çame, e Kastriot Islami nga Partia Socialiste.Nisur nga fakti se kërkesa për verifikimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar është nxitur nga anëtarë socialistë të asamblesë, nga zyra e shtypit e kryetares së parlamentit akuzohej opozita shqiptare se po bën përpjekje dashakeqe ndaj vendit.çështja e delegacionit, për një debat mes shumicës dhe opozitës shqiptare shtrohet në një moment kur pas dy ditësh Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të marrë në shqyrtim një raport mbi Shqipërinë....