E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdad, ndalohet hyrja e automjeteve në qytet

Forcat irakiane të sigurisë kanë vendosur ndalimin e automjeteve në Bagdad dhe në disa qytete kryesore në prag të protestave të paralajmëruara për sot.

Protestat mbahen në shenjë kundërshtimi ndaj korrupsionit, papunësisë dhe shërbimeve të dobëta publike.

Tubimet e sotme janë quajtur si "Dita e keqardhjes" dhe shënojnë një vjetorin e zgjedhjeve parlamentare.

Demonstratat e kanë përfshirë Irakun gjatë gjithë muajit të fundit. Protesta më e madhe është zhvilluar të premten e kaluar, ku nga përleshjet me policinë humbën jetën 16 persona e 130 të tjerë u plagosën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›