E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pakistanez premton kapjen e vrasësve së Bhatit

Kryeministri pakistanez ka deklaruar gjatë funeralit të ministrit të vrarë se do të bëjë gjithçka është e mundur për të sjellë vrasësit para drejtësisë.

Shabhaz Bhati, ministër për pakicat dhe i vetmi i krishterë në kabinetin qeveritar, u vra të mërkurën. Të krishterët përbëjnë 5% të popullsisë 180 milionëshe të Pakistanit.

Al Kaida dhe talibanët pakistanezë kanë marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e Bhatit, i cili ishte ndër kundërshtarët më të zëshëm të ligjit mbi blasfeminë.

Bhati është politikani i dytë në Pakistan i vrarë brenda dy muajsh për shkak të kundërshtimit ndaj ligjit në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›