Libi, trupat e Gedafit bombardojnë puset e naftës

Trupat e liderit libik Muammar Geddafi kanë bombarduar sërish terminalin e naftës në Brega, në lindje të vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni arab Al Arabiya, ndërkohë që televizioni tjetër Al Jazira njofton se mëngjesin e sotëm rebelët përforcuan mbrojtjen e tyre pasi presin një sulm tjetër.
I njëjti burim saktëson se në qytetin e afërt Ajdabija po mbërrijnë përforcime të armatosura nga lindja.
Ditën e djeshme presidenti amerikan Barack Obama la të hapur çdo opsion për Libinë, përfshirë atë ushtarak.