Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes në Malishevë

Policia në Malishevë ka liruar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sekretari i VV-së, Bekim Gashi, konfirmoi për “PrizrenPress”, se pasdite janë liruar aktivistët, Muhamet Bytyçi dhe Valon Hoti.
Dy aktivistët e liruar janë arrestuar dje gjatë një aksioni të VV-së në Malishevë. Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ndërkaq dënon ashpër arrestimin e aktivistëve.
“Policia si çdo herë u dorëzua përballë presionit politik të bërë nga kryetari i Komunës, Kilaj i cili në vend që të indinjohet për vdekjen e qytetarëve dhe mospunën e tij për zgjidhjen e problemit të etheve hemorragjike, ai është i brengosur për presionin publik që po ja bënë Lëvizja Vetëvendosje!“, thuhet në komunikatë të VV-së në Malishevë./Indeksonline/