Rezultatet drejt fundit, 84 me 56 mandate

(E plotësuar) Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përveç Tiranë, ku ritmet jane shume te ngadalta dhe me ndërprerje të shpeshta.
Ne disa qarqe ato jane mbyllur si në Dibër, në Korçë, me rezultate që tashmë janë bërë publike, në favor të koalicionit të majtë.
Rezultatet e deritanishme vazhdojne te jene mberthyer ne shifrat 84 me 56 mandate ne favor te koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste.
---
Sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin”, thuhet në një deklaratë të sapombërritur nga ana e Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton dhe Komisionerit Shtefan Fyle mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipërisë
“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për
Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë”, - thuhet në deklaratën e përbashkët.
Kurse shtohet: “Tani është e rëndësishme që stadet e mbetura të procesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar.
Deklarata përmbyllet me apelin: “Ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit evropian të mund të fitojë një vrull të ri”./Indeksonline/