E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushojnë stuhitë në verilindje, “lirohen” helikopterët

Mëngjesin e sotëm moti është hapur disi dhe reshjet kanë pushuar.

Gjatë ditës së sotme dhe të mërkurën, pritet që të mos ketë stuhi, çka do të lejojë helikopterët të dërgojnë ndihma ushqimore dhe barna në zonat më problematike. Janë bërë dy javë, që kurse nisën reshjet e dendura të dëborës, duke krijuar bllokimin e rrugëve. Në shumë zona, trashësia e dëborë i ka kaluar dy metra, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Në zonat e thella të Shkodrës, si Vermoshi, izolimi bëhet gjatë çdo viti, e sigurisht edhe këtë vit, komunikimi i këtyre banorëve me zonat e tjera të vendit është toalisht i bllokuar. Bllokime fshatrash ka edhe në juglindje të vendit, si në Korçë dhe Pogradec. Deri më tani nuk janë shënuar viktima, por problem ka qenë transportimi i grave shtatzëna, ku në disa raste, kanë humbur edhe foshnjat, ndërsa gratë fatmirësisht kanë shpëtuar.

Gjatë ditës së djeshme, një 22-vjeçare nga fshati Kala e Dodës në Dibër, ka humbur foshnjën e saj, teksa po transportohej për në spital. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasila, ka kërkuar nga qendrat shëndetësore në këto zona që të identifikojnë rastet problematike dhe të dërgohet në spital, përpara se të jenë të sëmura. Raste të tjera ka patur edhe në Kukës, ku gratë shtatzëna janë transportuar me makina të ushtrisë për në spitalin më të afërt. /Start/

                                                                                             2012-02-14 08:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›