E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i AMF-së, miratohet kandidatura e Enkelejda Shehit

TIRANE - Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi me konsensus kandidaturën e Enkelejda Shehit, për postin e kryetares së Autoritetit Mbikëqyrës Financiar. Shehi ka mbajtur më parë postin e nënkryetares së AMF-së.

Ndërkohë Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Mati Pepas për postin e nënkryetarit të Autoritetit Mbikëqyrës Financiar. Opozita abstenoi në votimin për emërimin e Pepas.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›