E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azil politik në BE, gjatë 2011-ës aplikuan 700 shqiptarë

Europë- Të dhënat e Insitutit Europian të Statistikave (Eurostat) flasin për një numër në rritje të shqiptarëve që kërkojnë azil politik në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat mësohet se në gjysmën e parë të vitit të shkuara ishin plot 700 shqiptarë që kërkuan azil, 20 persona më shumë se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010, kur u shënuan 680 të tillë.

Ashtu siç edhe ka paralajmëruar, BE-ja ka hedhur poshtë 90% të këtyre kërkesa. Eurostat tregon se vendet më të preferuar të shqiptarë për azil politik janë Greiqa dhe Franca, në të dy vendet aplikuan nga 200 persona por vetëm 10 u pranuan në France dhe vetëm 5 në shtetin grek.

Pra sërish norma e refuzmit është e lartë, edhe pse pak lëshime ndoshta u shënuan për shkak të trazirave të 21 janarit të vitit të shkuar.

Ndërkaq vërehet një rritje e numrit të aplikimeve për azilit politik nga shqiptarët në Suedi, Belgjikë dhe Angli por sërish vendet nuk kanë bërë ansjë tolerim sa i takon politikave të tyre të emigracionit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kërkon azil politik në Çeki bashkëshorti i Tymoshenkos Kiev- Bashkëshorti i ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko ka kërkuar azil...
  2. Liria në Shqipëri, Freedom House: E pjesshme, gjatë 2011-ës Tiranë- Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë. Ky ka...
  3. Azil në BE, Sequi: Është rritur numri i azilkërkuesve shqiptar Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›