Bahreini përfshihet nga protestat

Në Bahrein janë zhvilluar protesta të mëdha, në prag të garës së "Formula 1", të planifikuar për këtë fundjavë.
Qindra persona janë konfrontuar me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të organizojnë një demonstratë antiqeveritare në kryeqytetin Manama.
Forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe granata tymi, ndërsa protestuesit kanë bërë përpjekje të kalojnë në rrugën kryesore, pranë Ambasadës së Britanisë.
Ndërkohë, anëtarët e njërit prej ekipeve garuese, Force India, janë përfshirë në një incident por fatmirësisht pa dëmtime.
Bahreini ka qenë i trazuar që nga shpërthimi i lëvizjes për demokraci, më shumë se një vit më parë, dhe organizatorët e garës janë kritikuar për shtytjen përpara të ngjarjes.