Bahrejn Forcat policore shperndajne demonstruesit

Qeveria e Bahrejnit shtyp me dhune levizjen demokratike ne vend. Ne mengjes pas shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme ajo urdheroi zbrazjen e Sheshit te Perlave ne Manama. Aty ka jave qe ishin vendosur ne cadra qindra demonstrues. Ne te aguar te dites qindra forca te sigurimit filluan sulmin e tyre.
Te shtena ne sheshin e Perlave
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perforcime te policise
Automjete te blinduara iu afruan sheshit pastaj policia hapi zjarr dhe hodhi ne shesh granata me gaz lotsjelles. Rreth 500 protestues e kishin kaluar naten ne kete shesh. Deshmitaret okulare tregojne se sulmi i policise ka qene i rrufeshem shume demonstrues kane marre arratine dhe jane terhequr ne rruget perreth. Deri tani nuk dihet se a ka marre pjese ne aksion edhe ndonje nga ushtaret e huaj te cilet te henen 14.03. arriten ne Bahrejn nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara si pjese e trupes se perbashket te Gjirit Persik. Qysh te marten perleshje jane regjistruar ne disa vende. Gjendja shume e keqe thuhet te kete qene ne Sitra nje pjese e ishullit e banuar kryesisht me shiite. Edhe pse informacionet qe vinin nga Sitra ishin te pakta mendohet qe banda te armatosura besnike te qeverise dhe forca zyrtare te te sigurise kane perndjekur banoret e ketij vendi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje grua pas nderhyrjes se policise.
Nje mjek njoftoi nga nje klinike se mbi 200 njerez jane pranuar me plagosje te shkaktuara nga municioni i cifteve. Rreth 200 te tjere u desh te trajtohen si pasoje e lendimeve te shkaktuara nga gazi lotsjelles. Ne televizionin arab Al Xhazira u lajmerua nje djalosh nga spitali Salamniye ne Manama dhe tregoi se as atje mjeket nuk po arrijne te trajtojne numrin e madh te te plagosurve Ushtaret e Bahrejnit dhe ushtaret saudite po kryejne krime kunder njerezimit ne Bahrejn. Ketu ka shume viktima. Ne Sitra viktimat ndodhen ne rruge ne nuk e dime se si eshte gjendja e tyre pasi nuk lejohemi te shkojme atje. Policia ka ndaluar autoambulancat sanitaret jane rrahur. Disa prej tyre po trajtohen ketu ne dhome. Televizioni shteteror pergenjeshtroi lajmin sipas te cilit demonstruesit kane vrare nje ushtar saudit. Kreret fetare shiite te Bahrejnit iu luten botes arabe dhe Keshillit te Sigurimit per ndihme urgjente.
Proteste kunder nderhyrjes te ushtareve saudite
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta antiqeveritare para ambasades saudite ne Manama.
Nga Sheshi i Perlave ne drejtim te ambasades saudite te marten 15.03. kane marshuar mijera vete per te protestuar kunder nderhyrjes se ushtareve saudite. Demonstrata nuk u pengua nga policia dhe ishte deri ne fund paqesore. Tek ithtaret e opozites eshte krijuar pershtypja se Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane dhene driten jeshile qeverise se Bahrejnit per shtypjen me dhune te protestave. Uashingtoni deri tani nuk ka kerkuar terheqjen e trupave te Gjirit Persik nga Bahrejni.
Autor Carsten Khntopp/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica