Dokle: Berisha është mekur nga "Ruzhdija"
Deputeti Namik Dokle, u shpreh se rasti i Ruzhdies, ia ka mekur zërin Kryeministrit dhe gjithë tellallëve të tij, brenda e përreth PD-së.
“Tashmë shqiptarët e dinë mirë çfarë ndodhi më 28 qershor. Edhe më mirë e dinë ata që e menduan, projektuan dhe e zbatuan krimin elektoral, duke filluar me kryeministrin, ministrat, deputetët, dhe duke përfunduar me gjithfarë vagabondësh elektoralë. Nuk do të guxonte kurrë Kryetari i Komisionit në Ruzhdie të falsifikonte 32 herë firmat e zgjedhësve, po të mos kishte licencën e qeverisë. Prandaj, të gjithë në një korr, bërtasin dhe nuk pranojnë hapjen e kutive, nuk pranojnë transparencën, shkelin mbi të drejtën dhe lirinë e votës”, theksoi ai për mediat.
Ai shtoi se 18 Marsi, dita kur Parlamenti do të shqyrtojë dy projektet e paraqitura nga opozita, është shansi i fundit për maxhorancën që t’i hapë rrugë demokracisë evropiane në Shqipëri. “Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të vendosur ta çojnë deri në fund aksionin e tyre demokratik për hetimin e plotë dhe pa kufizim të zgjedhjeve, për mbrojtjen ligjore dhe kushtetuese të votës së lirë!”, përfundoi Dokle.