Bajern Mynih: Për Podolskin duhet ofertë me dy shifra
Lukas Podolski nuk kushton pak. Lojtari i Bajernit të Mynihut, i pazëvendësueshëm në Kombëtaren gjermane, nuk po gjen hapësirë në klubin e tij. Ai kërkohet nga Totenhemi, Mançester Siti, Marseja, Borusia, Dortmund, Këln, Juventusi dhe Roma. Por menaxheri i Bajernit, Uli Hënes thotë: "Kemi thënë se presim ofertë me dy shifra për Podolskin dhe do të vendosim në fund të janarit".