E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Në katër vjecarin e ardhshëm do të heqim TVSH për inputet në bujqësi

ELBASAN - Kryetari i grupit të deputetëve të PD Arben Imami i shoqëruar nga kandidati për deputet Luçano Boçi dhe Hysen Moli, kanë zhvilluar një takim me banorë të fshatit Thanë të Komunës Gjergjan në qytetin e Elbasanit. Të pritur nga banorë të këtij fshati kandidati për deputet Luçiano Boçi ka hapur fjalën në këtë takim ku edhe paraqiti arritjet që siç i cilësoi ai janë të dukshme dhe të prekshme . Boçi e vuri theksin tek arritjet madhore të qevrisë shqiptare që sipas Boçit “ janë argumentat ku mbështetet pjesa e bindjes sonë që ne e meritojmë edhe një mandate tjetër, sikurse është baza nga ku ne nisim premtimet e tjera. Problemin e punësimit për shumë të rinj të fshatit ne do të përpiqemi ta afrojmë jo me fjalë por me projekte reale dhe konkrete. Unë premtoj se një pjesë e të punësuarve në këtë hidrocentral do të vijë nga fshati juaj, për të realizuar këtë dëshirë madhore të të rinjve”, tha Boçi. Ai vijoi duke thënë se “ kujdesi për bujqësinë në zonën tuaj ka qenë specifik, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim bujqësinë në shumë kultura, dhe atyre medicinal”.

Arben Imami i cili është pritur me mjaft entuziazëm nga këta banorë e ka nisur bisedën tek investimet që ka realizuar qeveria për tokën, ku sipas tij “ kemi bërë një sistem të tërë rrugësh rurale në mënyrë që prodhuesi të afrohet me tregun, bëmë program për subvencionet në aktivitetin bujqësor, duke rritur prodhimin bujqësor në 33 % vetëm gjatë katër viteve të fundit. Ne në katër vitet e ardhme do të 3 – fishojmë subvencionet për qeverinë. Kemi hequr TVSH në katër vitet e ardhshme për farërat, kimikate, kostruksione serash, dhe çfarëdollij impute në bujqësi karburantin,. Kjo ka qenë rruga më e mirë për të mbështetur fermerin shqiptar që të rrisë prodhimin e tij”. Ne duam që këtë pasuri të madhe që kemi, tokën tonë ta shfrytëzojmë plotësisht, pasi rritet ekonomia juaj rritet ekonomia edhe vendit, sepse sa mës humë punoni ju aq më pak importojmë, vitet e fundit është rritur shumë eksporti i mallrave bujqësore. Ne jemi përpjekur që këto vite të fuqizojmë ekonominë tuaj dhe të vendit, dhe ky model ka dhënë prova që funksionon”, tha Imami. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë mbi 2 milion rrënjë ullinj, që u ironizuan nga opozita kur kryeministri kërkoi që të mbilleshin sa më shumë ullishta, disa mijëra hektarë toka që kanë qenë shkurre dhe janë shfrytëzuar për këtë gjë. Në Elbasan kemi 16.000 hektarë tokë në Elbasan të cilët mund të përdoren shumë mirë për vreshtari, pemtari, ullishte dhe arrore, ne në katër vjeçarin e ardshëm do ti fusim në punë. Pasi kështu shtohet puna, pasuria e vendit” tha Imami.Ndër të tjera ai e vuri theksin tek ndërtimet dhe rindërtimet e 50 hidrocentraleve në qarkun e Elbasanit, si edhe 3 HEC-et e kaskadës së Devollit, që sipas Imamit ne nuk do të kemi më mundësi të blejmë energji por të shesim energji. Uji një tjetër projekt i qeverisë shqiptare po vihet në përdorim tha Imami. Por ai u ndal edhe tek problemet “ në katër vjeçarin e ardhshëm ne mbyllim përfundimisht çështjet e infrastrukturës. Ne i kemi kushtuar vëmëndje zonës rurale, por këta zotërinj nuk lanë asnjë rrugë me asfalt, kanë bërë pesë shkolla, por ne bëmë 1300 shkolla, nga to 99 të ristrukturuara dhe 17 të reja vetëm në qarkun e Elbasanit. Sepse një fëmi që jeton në Thanë ka të drejtë që të shkojë në një shkollë normale si në Tiranë,

madje sot edhe me internet njësoj si në Tiranë. Ky ka qenë vizoni ynë, për këtë na kanë sulumuar, na kanë sharë, sepse e kanë vizionin shumë të ngushtë, shohin ngushtë vetëm për vete, shohin vetëm për bllokun. Kjo nuk është as njerëzore as politike, kjo është arsyeja që vendi pati zhvillim”, tha ndër të tjera Imami.

Duke u ndalur në veçanti tek taksat Imami tha se “ ne me të vërtetë kemi akoma ndihmë të lartë sociale, jemi të interesuar për zhvillimin e vendit jo vetëm në aktivitetin industrial por edhe atë bujqësor, prandaj vendosëm taksën e sheshtë, që e bën biznesin të paguajë taksat në shtet, duke i çuar paratë në tunel, e tek ju. Prandaj ne dyfishuam buxhetin e shtetit për katër vjet, dhe jo si propozon opozita, se po të ngrish taksat të merret fryma duke mos paguar taksat atëherë duhet të paguash nën xhepa. Kjo është mënyra e opozitës, dhe kjo është mënyra jonë, shkurtuam taksën u rritën paratë që derdheshin në buxhetin e shtetit. Z Rama do që ta kthejë këtë rrugë mbrapsht. Por kur vjen kriza, në momentin që nuk ka para biznesi është në kushte të vështira, ai kur ngre këtë taksë, shkatërron biznesin, sipërmarrjen. Cështja e biznesit është e lidhur ngushtë me çështjen e punësimit. Nëse duam ta zhvillojmë këtë vend të eci ekonomia atëherë të ecim me këtë rrugë”, tha Imami. Edhe një herë Imami fajësoi Ramën për mos marrjen e statusit të vendit kandidat që sipas tij do të rriste ekonominë e vendit, pasi sipas tij nuk e kanë dashur integrimin. Aspekti ekomomik që ka ardhur nga viti në vit në rritje ka qenë një tjetër arritje e qeverisë shqiptare gjatë viteve të fundit, prezantuar nga Imami me shifra gjatë këtij takimi me banorë të fshatit Thanë, duke thënë se këto arritje janë edhe në sajë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›