Bajern Mynih nuk ngopet me fitore, rekorde të reja
MYNIH - Edhe pse e pret një ndeshje shumë e fortë në Ligën e Kampioneve, ajo kundër Barcelonës, Bajerni i Mynihut vijon mos kursehet aspak apo të tolerojë disi, meqë titullin kampion e ka siguruar 6 javë para përfundimit të Bundesligës.
Sot bavarezët kanë fituar 6-1 në transfertë me Hanoverin, edhe pse nuk ka qenë formacioni titullar i ndeshjeve të Championsit. Për miqtë kanë shënuar, i pari, një autogol, më pas Riberi, Gomez dy herë dhe Pizarro dy herë. Vendësit golin e nderit e kanë shënuar me Hofman. Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në kuotën e 81 pikëve, duke barazuar kështu rekordin e Dortmundit vitin e kaluar, por mos harrojmë që ka edhe 4 javë deri në fund të garës dhe Bajerni me siguri do ta thyejë këtë rekord.
Ndërkohë, ka qenë fitorja e 13-të radhazi në Bundesligë, që vetëm Bajerni mund ta bëjë këtë, teksa ka thyer me 2 ndeshje rekordin e vet. Bavarezët kanë shënuar 89 gola deri tani, teksa duan të kapin kuotën 100, kur mbeten edhe 4 javë.
Me këtë mesatare golash që po shënon kohët e fundit, me siguri edhe këtë rekord ka për ta arritur. Diferenca me vendin e dytë mbetet po 20 pikë, pasi Bajerni ka thyer edhe një rekord tjetër, plot 26 fitore deri tani, ndërkohë që rekordi mbahej nga Dortmundi me 25. Shifra vërtet të frikshme, që edhe Barcelona do t’i kishte zili...
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)