Bajern fiton dhe rimerr kreun
Bajerni i Mynihut ka mposhtur thellësisht 4-1 Verder Bremenin dhe ka rimarrë kreun e klasifikimit në Bundesligë, kjo falë edhe hapit fals të Borusias së Dortmundit në derbin me Myncengladbah.
Seria e golave do të hapej nga Riberi në minutën e 22-të. Ky gol do të ishte i vetmi për pjesën e parë. Verder barazon 7 minuta nga nisja e pjesës së dytë. Në minutën e 69 bavarezët fitojnë një 11 metërsh që shndërrohet në gol nga Roben. Goli rikthen qetësinë dhe avantazhin në kampin e Bajernit dhe pak minuta më vonë Riberi do të shënojë edhe golin e tretë.
Një tjetër 11 metërsh dhënë në minutën e 83, shndërruar sërish në gol nga Roben, do të vuloste rezultatin dhe do të rikthente Bajernin tek fitoret pas dy humbjeve radhazi, ndaj Maincit dhe Dortmundit, që këtë javë nuk doli dot më shumë se me 1 pikë nga derbi me Borusian e Myncengladbahut pas barazimit 1-1.
Pas kësaj jave, Bajerni kryeson me 31 pikë duke lënë pas Dortmundin dhe Borusian M. me nga 30 pikë, ndërkohë që Verder mbetet në vendin e katërt me 26 pikë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Edhe Anzhi në kërkim të Tevez
Cështja Tevez po merr një tjetër kthesë. Sulmuesi argjentinas qe ditët e fundit u fol shumë për një transferim të mundshëm te Milani, tashmë ka pas tij edhe nje pretendent tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për Anzhin që është futur plotësisht në garë për 27-vjecarin.
Euro 2012, komentet pas shortit
Protagonistët e europianit të ardhshëm kanë komentuar shortin e hedhur të premten në Kiev të Ukrainës.
Bundesliga, Bayer mposht 2-0 Hoffenheim
Bayer ka arritur suksesin në ndeshjen që hapi javën e 15-të të kampionatit gjerman. Leverkusen i ka imponuar ligjin e tij ekipit të Hoffenheim, duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Milani triumfon në Xhenoa
Milani mundi 0-2 Xhenoan dhe merr përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të një gabimi të Juves me Cesenën. Hidhet shorti i “Euro 2012”
“Euro 2012” që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të startojë me ndeshjen Poloni-Greqi.
Lajmet kryesore
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Çifti me vajzën e mitur mbeten viktimë, shpëton 3-vjeçarja
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Politika vajton humbjen e Godos
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht