E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Serbia na njohu


Marrëveshja e arritur ndermjet pales kosovare dhe asaj serbe rreth çeshtjes se kufijve, sipas zëvendës/kryeministrit Hajredin Kuçi tregon se Serbia ka njohur zyrtarisht kufijtë e Kosovës.

Marrëveshja e arritur sipas Kuçit është në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë, pala serbe këmbëngul se marrëveshje për pikat kufitare në veri, parashikon vetëm si “vendkalime” dhe se Serbia në asnjë rrethanë nuk ka hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës së saj.

Kjo vërtetohet edhe në njoftimin e BE-së ku në asnjë paragraf të komunikatës nuk përmendet fjala “kufi”, por vetëm “vendkalime”.Megjithatë, z.Kuci mohon se Prishtina është dorëzuar në këtë pikë.

“Varet se cilën pjesë lexon gjithëkush, por ajo cka dua të them është që Kosova dhe gjithë bota demokratike lexon dhe e di faktikisht dhe juridikisht që Kosova ka kufijtë e saj”, thotë zoti Kuçi.

Ndërkohë, njoftimi i BE-së lidhur me këtë çështje e saktëson shumë qartë se, marrëveshja do të thotë që palët gradualisht do të krijojnë kalime të përbashkëta të integruara, të vetme dhe të sigurta.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Marrëveshja me Serbinë, opozita kundër
Vetëm pak orë pasi Kosova dhe ai i Serbia arritën marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, subjektet politike opozitare kanë kundërshtuar me deklarata të fuqishme. Përmbajtja e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Qeveria e Kosovës ka bërë publike përfundimet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë së premtes mbrëma në Bruksel. Thaci: Dialogu, asgjë jashtë “Ahtisarit”
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se shteti i Kosovës i ka shumë të qarta vijat e kuqe përsa i përket dialogut për cështjet teknike me Serbinë. Engel: Kosova, territor 100 për qind
Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka deklaruar se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe, të cilat sipas tij synojnë ndarjen e shtetit të ri. Bisedimet, arrihet në parim marrëveshja
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve në ditën e 3-të të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.


Lajmet kryesore

Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Çifti me vajzën e mitur mbeten viktimë, shpëton 3-vjeçarja
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Politika vajton humbjen e Godos
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›