Greqi, Papas: Tekstet shkollore në Shqipëri, urrejtje e fanatizëm
“Urrejtje, fanatizëm por dhe histori të shtrembëruar, që nuk ka të bëjë me aktualitetin, iu mësohet nxënësve të shkollave në Shqipëri”. Kështu shprehet ndër të tjera deputeti neonazist, Kristos Papas në pyetjen drejtuar ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos.
“Të rinjtë shqiptarë përmes teksteve zyrtare mësojnë historinë e "Shqipërisë së Madhe", mësojnë se Follorina e Preveza janë territore shqiptare, ku "grekët gjakatarë” kryen "spastrim etnik" mbi çamët që jetonin në këto toka", shprehet deputeti Papas.
Po sipas tij, brezi i ri në Shqipëri mëson se ka të njëjtën ADN me mbretin Pirro të Epirit dhe Olympian, nënën e Aleksandrit të Madh.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera, vëren ai, janë shtypur në tekstet shkollore me miratimin e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që qeveria shqiptare i bën thirrje Greqisë ta mbështesë për të hapur dyert e Bashkimit Evropian.
Në vijim Papas pyet ministrin:
1) Do t’i kërkojë qeveria greke shtetit shqiptar tërheqjen e menjëhershme të teksteve të diskutueshme shkollore?
2) A do të njoftojë për çështjen organizatat ndërkombëtare, në mënyrë që ato t’i ushtrojnë presion Shqipërisë?
3) Pas veprimeve antigreke të shtetit shqiptar, a vazhdon qeveria greke të favorizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
4) A ka ndërmend qeveria greke të ndërmarrë veprime në nivelin dypalësh, për të ushtruar presion direkt mbi qeverinë e Tiranës që kjo e fundit të ndalojë me sfidat e vazhdueshme kundër Greqisë?