E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni, Myler rinovon deri në 2015

Bajern i Munihut ripërtëriti kontratën me “Këpucën e artë” të Botërorit 2010, Tomas Myler, deri në vitin 2015. Mesfushori do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Lëvizja konsiderohet nga mediat gjermane si një veprim i mençur i klubit. Së pari, ylli i ri i Bajernit vlerësohet financiarisht më shumë, së dyti, nëse ndonjë top-klub do të kërkojë shërbimet e tij duhet të hedhë në tavolinë një shumë të madhe.

Çelsi, Ramires pranë firmosjes

Çelsi është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Benfikës, Ramires. Braziliani, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, do të kushtojë 23 milionë euro për të ardhur në “Stamford Bridge” nga Lisbona shkruan “Mirror”. 23-vjeçari do të zëvendësojë në mesfushë Mikael Ballack, dhe pavarësisht se Ramires nuk është dhe aq i rrezikshëm para portës sa gjermani, ai është i fuqishëm në zonën defensive.

Schalke, Rafinha kalon te Genoa

Braziliani Rafinha u transferua nga gjermanët e Schalke 04 te italianët e Serisë A, Genoa. Sipas “Bild”, transferimi i 24—vjeçarit kushtoi tetë milionë euro. Mbrojtësi i djathtë mbërriti te Schalke në vitin 2005 nga Coritiba, duke zhvilluar 153 ndeshje (shtatë gola) me “qymyrxhinjtë” gjermanë. Rafinha kishte një kontratë me Schalke deri në vitin 2012.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 04 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›