Luksemburg, dorëhiqet trajneri Hellers

Guy Hellers dha në mënyrë befasuese dorëheqjen si trajneri i Kombëtares së Luksemburgut, një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2012-s. Arsyeja nuk është bërë publike. Hellers ishte në detyrë që nga viti 2004 dhe në dy ndeshjet e tij kundër Shqipërisë (së drejtuar nga Oto Bariç) për eliminatoret e Botërorit 2006 i humbi 2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg. Trajneri i U-21, Luc Holtc pritet të jetë në bankinë në ndeshjen miqësore kundër Uellsit. Luksemburgu e nis fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian kundër Bosnjë-Hercegovinës (Shqipëria kundër Rumanisë). Në grupin tonë janë dhe Bjellorusia e Franca.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 04 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili