E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni Mynihut dhe Mancester Siti ne Allianz Arena

Me objektivin për t’u kthyer në majën e futbollit europian dhe atë për të hyrë në hartën e më të mirëve të kontinentit, Bajerni i Mynihut dhe Manchester City do të zbresin sot në mbrëmje në “Allianz Arena” për ndeshjen e dytë në grupin A të Ligës së Kampioneve. Dy skuadrat i kanë bërë një nisje të shkëlqyer sezonit në kampionatet respective, ndërsa në Champions gjermanët janë favoritë. Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkens fitoi ndeshjen e parë në fushën e Villareal, ndërsa anglezët e drejtuar nga Roberto Mancini nuk shkuan më shumë se barazimi në shtëpi kundër Napolit. 

Gjithsesi, sfida e mbrëmjes së sotme është një nga më të spikaturat e këtij raundi në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Për bajernin mungesa e vetme është ajo e Olger Batshtuber në mbrojtje, ndërsa Mancini mund të mbështetet te gjithë futbollistët e tij, pas rikuperimit të Samir Nasri dhe Oëen Heargrives. Në ndeshjen tjetër të gurpit A, Napoli do të luajë në fushën e tij kundër spanjollëve të Villareal.

Një përballje gjigandësh ofron edhe grupi D, ku në ‘Santiago Bernabeu” do të zbresin plot 13 trofe të Ligës së Kampioneve, pasi Reali i Madridit do të luajë kundër Ajaksit të Amsterdamit. Madrilenët janë favoritë në këtë sfidë, duke parë dhe ecurinë e javës së fundit në kampionat me një fitore 6-2 kundër Vallecano. Ndërkohë, hollandezët e drejtuar nga De Boer vijnë në këtë sfidë pas barazimit 1-1 me Tuente në javën e fundit të kampionatit. Një ndeshje të lehtë në letër do të ketë Manchester United që për grupin C do të presë në ‘Old Traford’ zvicerianët e Basel. Gjithsesi, Ferguson ka shumë mungesa, ku më të rëndësishmet janë ato në repartin sulmues me Uejn Runei dhe Javier Hernandez të dëmtuar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›