Larje hesapesh. Atentat 36- vjecarit ne Durres
Një 36- vjecar ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në periferi të qytetit të Durrësit. Indrit Dule, banor i fshatit Arapaj, është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke marrë plagë në disa pjesë të trupit. Më pas nga kalimtarë të rastit 36- vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe sipas mjekëve të urgjencës Dule e ka kaluar rrezikun për jetën.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi 36- vjecari Indrit Dule është person me precedent penal dhe i dënuar për disa vepra penale. Ai është dënuar për heqje të paligjshme të lirisë si dhe ushtrim dhunë ndaj punonjësit të policisë. Menjëherë pas ngjarjes forca të shumta të komisariatit të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer kontrolle dhe kanë ngritur postblloqe të shumtë në zonën e Plepave, në Plazh dhe në Shkozet.
Dhjetëra persona janë shoqëruar dhe pyetur në polici për ngjarjen, por ende nuk bëhet i ditur emri i autorit të kësaj plagosje.
Aleks Kalemasi