Obama alarm Kriza e euros tremb boten

Kriza e euros tremb botën kështu ka deklaruar presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës Barak Obama i cili akuzoi liderët e euro-zonës se nuk kanë punuar në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të krizës. Duke folur gjatë një vizite në zonën e teknologjisë së lartë në Kaliforni- Silicon Valley, Obama tha se ekonomia amerikane ka pësuar rënie gjatë këtij viti për shkak të problemeve në botë-përfshirë Pranverën Arabe që çoi në ngritjen e çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për gjendjen financiare të shteteve evropiane, veçanërisht Greqinë.
Kjo e fundit mbetet e rrezikuar nga dështimi që të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta deri në muajin e ardhshëm, nëse ky vend nuk shtrëngon masat ekonomike dhe nuk merr një paketë ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas presidentit amerikan zgjidhja ndaj krizës është globale por hapat e ndërmarrë brenda eurozonës duhet të jenë më të shpejtë. Për presidentit amerikan kontinenti i vjetër po paguan pasojat e krizës së 2007.
Komentet e tij vijnë ndërsa në momentin e fundit në SHBA është parandaluar edhe një herë falimentimi i qeverisë amerikane. Në senat në Uashington demokratët e presidentit Obama ranë dakord me republikanët në opozitë për një kompromis që hap rrugën për një buxhet të përkoshëm deri në në fund të nëntorit. Me këtë është parandaluar që qeveria të mos mbetet pa para në buxhetin e saj në fillim të vitit të ri fiskal më 1 tetor. Kjo ishte e treta e herë gjatë këtij viti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënohen nga falimentimi institucional.
Delina Bitraku