Mancini synon fitore ndaj Bayernit

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, synon tre pikë të plota nga takimi i sotëm përballë Bayern Munichut në Allianz Arena.
"Pse jo? Nuk jemi këtu për të humbur. Ne e dimë se do të jetë vështirë, por duam të fitojmë, nëse është e mundshme. Sigurisht se jam i kënaqur me progresin që kemi bërë, edhe pse duhet të përmirësohemi ende shumë" ka theksuar Mancini
Sipas tij City është një ekip i mirë dhe se ai dëshiron të arrijë në majë si Bayern Munich, të cilët kanë një histori aq të madhe.
Manchester City barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të fazës grupore kundër Napolit ndërsa Bayerni shënoi fitore 2-0 ndaj Villarrealit.