Bajerni gjysmak kunder Romes
Bajerni i Mynihut dhe Roma luajne sonte ne Olimpiko. Roma me gjashte pike kerkon te mbroje vendin e dyte per nje bilete ne 1/8-at e Champions-it. Kampionet e Gjermanise kane udhetuar me shume mungesa ne kete perballje. Trajneri bavarez Luis van Gal nuk do te kete te gatshem kapitenin Mark van Bomel Robenin Klosen dhe Badshutberin per shkak te demtimeve. Mesfushori Bastian Shvajnshtaiger do te jete i pranishem por ama si spektator pasi eshte i denuar me dy kartone te verdhe dhe do te mungoje ne kete sfide ndersa mbrojtesi argjentinas Demikelis pritet te sakrifikoje demtimin e tij per te qene ne dispozicion.