Vendimi Bushi dhe Altin Haxhi varin kepucet ne gozhde
Sulmuesi 37-vjecar pas demtimit te rende qe ka pesuar disa dite me pare ne gju ka vendosur ti vare kepucet ne gozhde. Golashenuesi me i mire ne historine e Kombetares shqiptare mendon se koha punon kunder tij ndaj do te ishte e veshtire qe edhe pas rikuperimit te mund te ishte protagonist dhe ta mbylle sezonin me fanellen e Tiranes. Ne fakt ka pak dite qe e kam marre kete vendim. Do terhiqem perfundimisht pasi demtimi eshte i rende dhe koha punon kunder meje. Do te me duhen minimalisht tre apo kater muaj per tu rikuperuar dhe mendoj se do te jete nje sforco shume e madhe ka pohuar Bushi. Por ne te njejten kohe ka ardhur edhe vendimi i shokut te tij te ngushte Altin Haxhi. Nese Bushi e ka lene futbollin atehere po e le edhe une. E kisha thene edhe me pare se do te largohesha diten qe do ta linte futbollin loku. shte e dhimbshme por une nuk i shkel kurre premtimet ka thene 35-vjecari nepermjet telefonit. Bogdani
Erjon Bogdani eshte shnderruar ne liderin e Cezenes duke shenuar golin e tij te katert sezonal ne humbjen 1-2 me Palermon ne javen e 13-te te Serise A. Jam nje sulmues qe luaj per skuadren - tha Bogdani per Tuttomercatoweb.it - por eshte e qarte qe golat llogariten gjithmone shume. Une besoj se kam bere deri tani nje sezon te mire dhe deshiroj te vazhdoj te jap maksimumin per Cezenen. Bogdani ia dedikoi golin gruas se tij e cila eshte shtatzene. Po gruaja ime eshte shtatzene. Ma kishin thene te gjithe qe Cezena te sjell fat dhe eshte keshtu. Jemi shume te lumtur.
Leonard Karaj