Kastrioti fundos Shkumbinin peqinasit mendojne per merkato
Kastrioti ka shenuar nga nje gol ne secilen pjese duke fituar ndeshjen e javes se 12-te te Superliges ndaj Shkumbinit. Bardhesia e shifrave te fillimit te lojes eshte prishur ne minuten e 42-te kur kapiteni Shameti me koke ka kaluar Kastriotin ne epersi. Me kete rezultat te dyja skuadrat shkojne ne dhomat e zhveshjes. Ne fraksionin e dyte te lojes miqte nga Peqini mundohen te reagojne duke synuar barazimin. Por ne pah del serish zgjuarsia taktike e vendesve qe ne pjesen e dyte kane aplikuar kundersulmin efikas. Ne minuten e 75-te nje kundersulm i tille e gjen te zhbilancuar Shkumbinin ne prapavije aty ku nje mbrojtes mik detyrohet ta ndaloje ne menyre te parregullt manovren ofensive te krutaneve. Gjyqtari i ndeshjes akordon pa hezitim nje penallti te cilen e merr persiper Turidu qe ekzekuton sakte nga pika e bardhe dhe dyfishon shifrat. Ne kete menyre Kastrioti e fut ne sigurese fitoren shtron rrugen per marrjen e 3 pikeve sepse rezultati nuk ndryshon deri ne fund.