Champions luhen ndeshjet e kater grupeve

Sonte luhen ndeshjet e parafundit ne grupet E F G dhe H te Liges se Kampioneve ku pritet te zbardhen nje pjese e enigmave per kualifikimin ne turin tjeter.
Superndeshja e grupit E eshte ajo mes Romes dhe gjermaneve te Bajernit te Mynihut. Bavarezet kane blinduar vendin e pare me 12 pike ndersa romanet kerkojne te forcojne pozitat ne vendin e dyte. Ne grupin F londinezet e Celsit do te presin ne fushen e tyre modestet e Zilines.
Ekipi i drejtuar nga Karlo Anceloti luan thjesht per rekord pasi ka siguruar kualifikimin me 12 piket e marra ne kater ndeshjet e para. Milani i Masimiliano Alegrit do te udhetoje sonte drejt Okserit me objektivin e vetem per fitoren. Situata e italianeve grupin G eshte komplikuar mjaft pas kater ndeshjeve te para ku kane arritur te grumbullojne vetem 5 pike.
Partizani i Beogradit do te prese ne fushen e vet Shakhtarin e Donetskut me objektivin per te marre tre piket e para ne grupin H. Nderkaq Shakhtari ndodhet ne vendin e pare me 9 pike se bashku me Arsenalin dhe ne transferten e Beogradit do te luaje gjithcka per te ruajtur kete pozicion.