E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni i Mynihut feston Festen e Birres ne Mynih Oktoberfest

Pavarësisht se skuadra e qytetit vetëm barazoi në javën e fundit të Bundesligës, bavarezët mendojnë më shumë për Festën e Birrës, që zhvillohet në çdo fillim tetori. Duke e ditur fare mirë këtë, edhe lojtarët e Bajernit të Mynihut vendosën t’i bashkoheshin për një ditë Oktoberfestit”, duke vizituar tendën “Kefer Ber”, madje jo thjesht si profesionistë të futbollit, por edhe si familjarë apo djem që kanë jetën e tyre private.

Lahm, Shvajnshtajger, Myler, Nojer erdhën me femrat e tyre në krah dhe po ashtu trajneri Jup Hajnkes. Gjithsesi, fjalët e para i thotë Frank Riberi: “Mendoj se kjo është një ditë e rëndësishme për lojtarët dhe për të gjithë skuadrën. Oktoberfesti është gjithnjë një ditë e veçantë. Ne futbollistët mezi e presim këtë rast për t’u ulur, për të ngrënë e pirë së bashku”.

Menxheri i kujdesshëm i klubit më të organizuar në botë, Uli Hënes, jep lejen e tij duke thënë që “lojtarët sot mund të pinë sa të duan”.

Tashmë, festa ka filluar dhe birra është sheshit. Nuk ka rëndësi pozicioni, trajnerë, drejtues e lojtarë janë të gjithë me gota përpara.
Dhe Bastian Shvajnshtajger, një bavarez 100 për qind, mendon të bëjë edhe pak shaka.

Trajneri Hënes shpreson që birra të mos u bjerë në kokë futbollistëve të tij, që e kanë nisur shumë mirë sezonin, por që kanë ende punë për të bërë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›