Kundershtari i Shqiperise me 7 tetor Franca do te kete disa mungesa
Që ajo mbetet favorite nuk diskutohet dhe koeficientët do të jenë të gjithë për fitoren vendase.
Gjithsesi, Franca e pret ndeshjen ndaj Shqipërisë me probleme jo të vogla dhe trajneri Blank duhet të sforcohet për të bërë disa zgjedhje.
Në sulm nuk do të jetë Karim Benzema i Realit të Madridit, që u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaksit.
Po ashtu, ylli i padiskutueshëm i ekipit, Frank Riberi, mbetet në dyshim pa një problemi që pati në Bundesligë, në barazimin 0-0 të Bajernit në Hofenhajm.
Është mbrojtja ajo që klith më shumë. Erik Abidal i Barcelonës u dëmtua përballë Gijonit, ndërsa Bakari Sanja i Arsenalit theu këmbën në derbin londinez ndaj Totenhamit.
Duke pasur parasysh se Filip Mekses ende nuk është kthyer në formë pas 6 muajsh dëmtimi, trajnerit francez i mbetet vetëm të lutet që të mos i ndodhë gjë dy qendëmbrojtësve të mbetur të shëndoshë: Adil Rami dhe Junes Kabul.
Franca po përgatitet, në fakt, për dy ndeshje, atë ndaj Shqipërisë më 7 tetor dhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës, po në Paris, 4 ditë më pas.
Shqetësimi kryesor është pikërisht për ndeshjen ndaj boshnjakëve që mund të jetë finalja e vërtetë për vendin e parë në grupin eleminator të Euro 2012.