E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesja shqiptare nis pergatitjet per ndeshjet e fundit ne Euro 2012

Numërimi mbrapsht tashmë ka nisur. Ai do të përfundojë më 7 tetor kur kombëtarja shqiptare të luajë në Paris ndaj Francës dhe më 11 tetor, kur të jemi përballë Rumanisë në “Qemal Stafa”.

Serinë e intervistave për median e kanë nisur Elis Bakaj, shënues goli në Rumani për Dinamon e Bukureshtit, Agonit Sallaj, tashmë pjesë e kuqezinjve dhe Ervin Bulku që vjen nga Azerbajxhani.

Kombëtarja është grumbulluar si zakonisht në Durrës, në hotelin “Dyrrah”, ku pasdite vijnë Cana e Ujkani, ndërsa në mbrëmje vonë ata nga kampionatet e largët, Ukrainë e Azerbajxhan.

Trajneri Kuzhe shpreson që t’i bëjë një mbyllje të mirë edicionit të tij të dytë (por, të parin të plotë) në krye të kuqezinjve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›