E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni jashte Liges Van Gaal i tradhetuar nga skuadra

I dëshpëruar dhe i tradhëtuar nga skuadra e tij, trajneri i Bajernit të Mynihut, Louis Van Gaal ka patur pak fjalë për të komentuar humbjen dramatike 3-2 kundër Interit që nxorri jashtë skuadrën e tij nga Liga e Kampioneve. Në daljen e shkurtër përpara mediave, tekniku hollandez ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer nga futbollistët e tij, të cilët zhvilluan një ndeshje me dy fytyra.

“Nuk mund ta kuptoj një humbje të tillë. Ma thoni ju. Mund të humbasësh një ndeshje, por jo në këtë mënyrë”, ka bërë të ditur Van Gal. Trajneri do të largohej nga Bajerni i mynihut në fund të këtij sezoni, por humbja e rëndë në “Allianz Arena” mund të përshpejtojë fundin e aventurës së tij në skuadrën bavareze.

E ndryshme është atmosfera në kampion e Interit. Trajneri Leonardo nuk e ka fshehur lumturinë për suksesin e skuadrës së tij, e cila do të vazhdojë rrugën mes tetë skuadrave më të mira të Evropës. “Ishte një ndeshje e madhe, ndërsa nuk mund t’i përshkruaj emocionet. Jemi të gjithë të kënaqur për këtë fitore, ndërsa tani duhetë të shohim përpara”, ka përfunduar Leonardo, duke mos dhënë asnjë preferencë sa i përket kundërshtarit të radhës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›