Bajerni triumf në Bremen, Borusia vazhdon arratinë
BREMEN-Bajerni i Mynihut ka triumfuar 3-1 në Bremen ndaj Verderit vendas, duke shkuar 14 pikë larg vendit të parë. Ndaj një skuadre në krizë totale, bavarezët janë treguar të papërmbajtshëm edhe pse u gjendën në disavantazh. Roben, autogoli i Mertesaker dhe Klose shënuan për Bajernin. Ndërkohë, fitore edhe për Borusian, që mposhti lehtësisht 3-0 Volfsburgun në transfertë, duke shkuar 14 pikë larg vendit të dytë. Po dje, Shalke u mund 1-0 në shtëpi nga Hofenhaimi, ndërsa Hamburgu humbi 2-0 në fushën e Nuremberg.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)